Ankimimet për afatin e gushtit - matura shtetërore viti 2014

News

22 gusht  ora 12 – Publikimi i rezultateve preliminare të provimeve eksterne të maturës shtetërore;

22-25 gusht ora 15 – Dërgimi i rezultateve të nxënësve në shkollë;

25 gusht ora 18 – Në QShP dorëzimi i raporteve sumative, pasqyrës së detajuar të ankimimeve dhe ankimimeve të parashtruara për të gjitha shkollat nga Shkupi;

25 gusht  – Dërgimi me anë të Postës së Shpejtë i dokumenteve origjinale për ankimim:  raporti sumativ, pasqyra e detajuar e ankimimeve dhe ankimimeve të parashtruara me fletëpagesa për të gjitha shkollat jashtë Shkupit;

25 gusht deri në ora 18 – Dërgimi i raporteve sumative, pasqyrës së detajuar të ankimimeve përmes faksit numër 02 322 88 66 ose në е-mail matura@dic.edu.mk për të gjitha shkollat jashtë Shkupit;

27  gusht ora 12 -  Publikimi i rezultateve nga ankimimet e parashtruara;

27 gusht nga ora 12 deri në ora 16 – Përmes telefonit caktimi i terminëve për kandidatët për rishikimin e testeve;

29 gusht – rishikimi i testeve në ambientet e QShP-së sipas terminëve të paracaktuar.

E RËNDËSISHME: Raporti sumativ  pranë QShP-së detyrimisht duhet dorëzuar/dërguar nga secila shkollë, pavarësisht se a ka apo jo ankimime të parashtruara nga KShM-ja.

Risitë e fundit

Sponzoruar nga United States Agency for International Development